Përgatiten për aplikim në FIBA

Anëtarët e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e vet të mbajtur të hënën mbrëma, kanë diskutuar për aktivitetet e tyre lobuese të deritanishme që janë bërë me qëllim të ndërkombëtarizimit.
Po ashtu, Bordi i FBK-së ka diskutuar edhe për strategjinë e vazhdimit të lobimit, para se të aplikohet për pranim në FIBA, gjë që pritet të ndodhë para mbledhjes së anëtarëve të Kongresit të familjes botërore të basketbollit. Kongresi i FIBA-s do të mbahet në muajin shtator në Turqi.
“Krahas kësaj, u vendos që kryetari i FBK-së, Erolld Belegu t’i bëjë vizitë Federatës franceze dhe asaj sllovene, pasi Belegu është ftuar për vizitë nga vetë kryetarët e këtyre dy federatave. Njëherësh, u vendos që aktivitetet lobuese të udhëhiqen nga kryetari i FBK-së dhe pesë anëtarë të Bordit”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga FBK-ja.
Kuvendi Zgjedhor shtyhet për 13 shtator
Bordi i FBK-së ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i kësaj federate, i paraparë që të mbahet në muajin qershor apo korrik, të shtyhet për në muajin shtator.
Bordi i FBK-së ka formuar një komision prej tre anëtarëve, i cili do ta emërojë ushtruesin e detyrës së sekretarit të kësaj federate, i cili do ta ketë për detyrë ta përgatisë materialin e nevojshëm për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
“U vendos që Kuvendi Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 shtator, ndërsa paraqitja e kandidaturave duhet të bëhet deri më 13 shtator. Kandidatët për kryetar mund t’i propozojë Bordi i FBK-së, Drejtorati i Superligës dhe shtatë kuvendarë mund ta propozojnë një kandidat”, theksohet në njoftimin e FBK-së.