Parma e Bari pas Bashës

Vetëm pas një sezoni të kaluar te skuadra nga Serie B, Frosinone, Migjen Basha ka bërë gati valixhet që të largohet nga Stadio Comunale "Matusa".
Gjatë kësaj vere, mesfushori kosovar pritet të gjejë një skuadër të re. Interesim për shërbimet e 22-vjeçarit tashmë kanë shprehur dy skuadra nga elita e futbollit italian, Parma dhe Bari.
“Sipas gjitha gjasave, do të largohem nga Frosinone. Kam biseduar me menaxherin dhe ai më ka treguar se Parma dhe Bari janë të interesuara që të më transferojnë”, ka thënë Basha për Express.
Mirëpo, përveç Parmës dhe Barit, interesim për t’i siguruar shërbimet e kosovarit me pasaportë zvicerane ka shprehur edhe skuadra e Torinos, e cila është në rrugë të mirë që të rikthehet në Serie A.
“Edhe Torino ka shprehur interesim. Këta ishin të interesuar edhe gjatë dimrit për mua. Nëse ngjiten në Serie A, ka gjasa të mira që të shkoj te Torino pasi edhe presidentit Urbano Cairo i pëlqej shumë”, theksoi ai.
Basha gjatë verës së vitit të kaluar nga Rimini u transferua te Frosinone. Të dyja klubet posedojnë nga 50 për qind të kartonit të ish-reprezentuesit U21 të Zvicrës. Drejtuesit e Riminit dhe Frosinones së shpejti do të bisedojnë se cili klub do ta bëjë 100 për qind të vetin Bashën.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, interesim për Migjen Bashën patën shprehur Napoli, Fiorentina, Bologna, Sampdoria, Genoa, Udinese dhe Atalanta. Dëmshpërblimi i lartë prej 5 milionë eurosh që kërkonte Frosinone, bëri që klubet e interesuara për kosovarin të tërhiqen.
Kuze harron Bashën
Selektori i Kombëtares shqiptare, Jospip Kuze, para disa javësh paralajmëroi se do ta vëzhgojë nga afër Migjen Bashën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Madje trajneri kroat ende nuk e ka kontaktuar 22-vjeçarin, edhe pse kishte thënë se do ta thërrasë në telefon, pasi nuk kishte mundur të udhëtojë drejt Italisë.
“Më është thënë se Kuze do të vijë në ndeshjen Cittadella-Frosinone për të më vëzhguar, por ai nuk erdhi. Trajneri i Kombëtares shqiptare ende nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Basha, i cili është i gatshëm ta veshë fanellën kuqezi.