Karlsruhe vëzhgon Sejdiun

Ndeshja miqësore e 10 qershorit që zhvillohet në Suedi ndërmjet Halmstadit dhe përfaqësueses së Kosovës do të jetë e një rëndësie të veçantë për reprezentuesin kosovar, Florent Sejdiu.
Sulmuesi i Trepçës është ftuar nga selektori kosovar, Albert Bunjaki për këtë miqësore, në të cilën ai do të vëzhgohet nga trajneri Uwe Rapolder, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Bundesligës 2, Karlsruhe, si pasardhës i Markus Schuppit.
Rapolder së fundmi ka qenë trajner i TUS Koblenzit, ku pati marrë shumë lojtarë shqiptarë në ekip. Ai ka marrëdhënie të mira me menaxherin shqiptar të futbollistëve, Ramë Rashica, i cili njëherësh është edhe menaxher i Sejdiut.
Sa ishte trajner në Koblenz, Rapolder kishte parë disa xhirime të Sejdiut, aftësitë e të cilit i kishin pëlqyer. Por, tani Rapolder po mendon vetëm te Karlsruhe, në të cilin ekip pritet të provohet për disa javë këmbëshpejti i kampionit të Kosovës.
“Rashica bashkë me Rapolderin do ta vëzhgojnë Florentin në ndeshjen ndaj Halmstadit, por edhe gjatë stërvitjeve në kampin e përfaqësueses së Kosovës në Suedi. Të dy ata do të takohen me Florentin dhe do të bisedojnë. Pasi të përfundojë kampi, Florenti do të kthehet në Kosovë dhe më pas pritet të shkojë në disa prova për disa javë”, ka pohuar për Express, babai i Florentit, Gani Sejdiu, aktualisht trajner i Trepçës.
Vetë Florent Sejdiu pati treguar kohë më parë për Express se menaxheri i tij, Rashica i ka thënë se ka gjasa të provohet edhe në disa klube të tjera të Bundesliga 2 gjermane.