Barca as mohon e as pohon spekulimet rreth Silvas

Barcelona nuk flet rreth mundësisë së transferimit të mbrojtësit të Milanit, Thiago Silva.
Ka pasur spekulime se zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani dhe presidenti i Blaugranëve, Sandro Rosell, kanë mbajtur takime të fshehta për të diskutuar rreth brazilianit.
Megjithatë, zëdhënësi i Barcës, Toni Freixa, nuk ka dhënë informacion nëse spekulimet janë të vërteta apo gënjeshtra.
“Lajmi ka dalë dhe nuk dua t`i diskutoj burimet, por, në çdo rast, nuk dua as ta konfirmoj e as ta mohoj”, citon Marca fjalët e Freixas.