E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca barazon rekordin 70-vjecar

Të pandalshëm. Barcelona e frikshme po ecën e sigurt drejt titullit në la Ligan spanjolle.

Përveç fitores bindëse 4-0 në derbin me Espanyol, skuadra e Tito Vilanovës e nisi vitin duke barazuar një rekord historik.

‘Blaugranat’ kanë arritur të shënojnë në 36 ndeshje radhazi që kanë luajtur, duke barazuar primatin 70-vjeçar në Spanjës, që gjithashtu ishte vendosur nga skuadra katalane.

Ndeshja e fundit ku Barça nuk ka gjetur rrugën e rrjetës ka qenë thuajse një vit më parë, më 29 janar 2012 në fushën e Villarreal.

Prej atij takimi ata e kanë gjetur rrugën e rrjetës të paktën një herë në 36 javë të kampionatit.

Rekordi i vjetër ishte vendosur ndërmjet sezoneve 1942-’43 dhe 1943-’44, gjatë se cilës skuadra kishte shënuar në total 106 gola. Gjithsesi, në asnjë prej atyre sezoneve, Barcelona nuk e fitoi titullin.

Rekordi mund të thyhet nëse katalanët shënojnë në fushën e Malagas gjatë fundjavës së ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›