E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter dhe Juve pretendime per gjykimin

Humbjet e Juventusit dhe Interit në javën që mbylli fazën e parë të Serisë A janë shoqëruar me të tjera polemika për gjykimin.

Juventusi shënoi me 11-metërsh, megjithatë pretendon të paktën për dy penallti të paakorduara në humbjen 2-1 në shtëpi me Sampdorian.

Episodi i parë është ai i minutës së 35-të, kur Palombo pengoi Matrin në zonë. Lojtari i Sampdorias meritonte të ndëshkohej edhe me karton të kuq, ndërsa skuadra e tij po luante në inferioritet numerik.

Episodi tjetër që trajneri Conte ishte në sekondat shtesë të pjesës së parë, gjatë një dueli në zonë të Bonuçit dhe Gastaldellos.

Në anën tjetër Interi akuzon gjyqtarin Giannoçaro. Humbja 3-0 me Udinesen do të ishte ndryshuar, nëse në minutën e 20-të, bilbili do të akordonte 11-metërsh për zikaltërit.

Palacio përfundoi në tokë pas kontaktit me Domizzi-in, me mbrojtësin që duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Por kjo gafë e gjyqtarit duket se shleu gabimin e asistentit, pasi sulmuesi u nis në pozicion të parregullt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›