E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca dështon me Villan, kthehet drejt Ibrahimoviçit

Valenca ka vendosur të mos ia shesë Barcelonës sulmuesin David Villa, kështu që ka refuzuar edhe ofertën e fundit të katalunasve, duke thënë se Villa nuk është në shitje. Të enjten mbrëma dhe mëngjesin e të premtes, mediat spanjolle dhe italiane kanë njoftuar se Blaugranët kanë rikthyer vëmendjen drejt sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimoviç, dhe duket se kjo ka ardhur pas refuzimit të ofertës së tyre më të re nga Valencia.
Villa ka dëshirë të madhe të luajë për Barcelonën, mirëpo shefi Los Che, Manuel Llorente, nuk e lejon atë të flasë me Barcën dhe i ka thënë jo ofertës prej 42 milionë eurosh që e ka bërë Barcelona "Laporta më thirri dhe unë ia përsërita se ne nuk dëshirojmë ta shesim futbollistin", ka thënë Llorente për "AS".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›