E Shtunë, 31 Tetor 2026

H1N1, OBSH: S'ka vaksina për të gjithë

Vaksina ende në prodhim kundër gripit të derrave, nuk do të mjaftojë për të gjithë botën. Alarmin e ka dhënë vetë nëndrejtoresha e kësaj organizate për Europën, gjatë vizitës që ka zhvilluar në Shqipëri. Nata Menabde, është takuar me krerët më të lartë të shëndetësisë shqiptare, për të dhënë udhëzimet dhe rekomandime në kuadër të pandamisë që ka rrethuar globin. "Po punojmë shumë për prodhimin e vaksinës. Të jemi realist, nuk do të kemi vaksina mjaftueshëm për çdo banor të botës. Duke qenë se situata e kësaj pandemie do të jetë e ndryshme në vende të ndryshme të botës, qeveritë dhe ministritë e shëndetësisë, duhet të përcaktojnë grupet prioritare për vaksinim, siç janë kategoritë më në rris, të sëmurët kronikë apo edhe nëpunësit e institucioneve të rëndësisë së veçantë", u shpreh ajo.
Menjëherë pas këtij takimi me përfaqësuesen e OBSH-de për Europën, ministrja Anila Godo, deklaroi se të parët që do të vaksinohen kundër gripit të derrave do të jenë mjekët dhe nëpunësit e administratës.
Nëndrejtoresha e OBSH-së për Europën, deklaroi se për momentin virusi në qarkullim i gripit të derrave nuk përbën rrezik shumë të madh për jetën, pasi ai rezulton me virulencë të dobët. Por frika më e madhe sipas Menabde, është ndryshimi i këtij virusi, gjë e cila do ta vendoste botën sërish përpara një të papriture tjetër. Menabde ka garantuar miistren Godo, se OBSH do të mbështesë Shqipërinë në programe dhe projekte të saj, veçanërisht në kuadër të pandemisë së gripit të derrave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›