Champions League, shorti për raundin e 3-të kualifikues
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues të Champions League , kampionia e Shqipërisë, Tirana nëse arrin të kalojë norvegjezët e Stabaek do të ndeshet me fituesin e çiftit Kopenhagen-Mogren. Ndeshjet e para do të luhen në 28 dhe 29 korrik, ndërsa ato të kthimit në 4 dhe 5 gusht.