E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik në Durrës, problematika mbetet e njëjtë

Gazeta Shqip

Sezoni turistik veror në Durrës do të vuajë edhe këtë vit nga problematikat e pazgjidhura. Zënia e hapësirave publike, higjiena e ujit dhe e rërës, si dhe mungesa e banjave publike janë mangësitë që identifikohen pa filluar ende plazhi. Administratorët e hoteleve kërkojnë më shumë punë nga bashkia e qytetit. Sipas tyre, investimet e biznesit janë shumë hapa para punës së bashkisë në zonën e plazhit. Banorët e zonës së plazhit thonë se mungesa e ujit të pijshëm është problemi që nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhje dhe që ka larguar turistët nga Durrësi. Fondi prej 6 milionë lekësh për ngritjen e banjave publike i miratuar nga Bashkia e Durrësit nuk mund të lëvrohet, pasi mungojnë paratë e për rrjedhojë as këtë sezon nuk do të ketë banja publike në plazhin e Durrësit.

Sezoni turistik në Durrës, problematika mbetet e njëjtë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›