E Diel, 1 Nëntor 2026

Hodhi shishe ndaj Bolt fillon gjyqi

Në Angli ka nisur gjyqi ndaj personit që tentoi të godiste Usain Bolt me një shishe birre përpara startit të finales olimpike së 100 metrave.
Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2012, kur në stadiumin olimpik të Londrës së mbushur me 80 mijë tifozë, të gjithë po mbanin frymën për një prej garave më të rëndësishme të evenimentit.
Kampioni xhamajkan nuk i dëgjoi ofendimet dhe nuk e pa as shishen që ra pas vijës së startit. Bolt e fitoi atë garë për 9 sekonda e 63 të qindtat, duke regjistruar kohën e dytë më të mirë në histori.
Gill-Ueb kërkoi pafajësi për akuzën e thyerjes së rendit publik, ndërsa nuk dihet se me çfarë akuzash mund të përballet nga Gjykata e Stratford në lindje të Londrës. Ai nuk bëri komente gjatë marrjes në pyetje në polici, ndërsa hetuesit konfirmua se sjellja e tij ishte e pazakontë. Kjo sepse 34-vjeçari firmosi një deklaratë me emrin Alan Kuming, i cili është një aktor skocez.
Në anën tjetër, gjykatësi King pranoi se Gill-Ueb nuk ishte në gjendje të mirë në kohën kur ndodhi ngjarja, megjithatë ishte i përgjegjshëm për veprimin dhe shkaktoi me qëllim shqetësim te personat rreth tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›