Barça, favorite në Champions

Legjenda e Chelseas, Gianfranco Zola beson se nëse ekziston një ekip që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë rresht, ajo është Barcelona e sotme. Asnjë ekip deri tash nuk e ka fituar këtë trofe në formatin e ri.
"Është një betejë e madhe, sepse nuk është e lehtë ta fitosh Ligën e Kampionëve. Por, nëse është një ekip që mund ta fitojë dy herë radhazi, ai është Barcelona. Ky ekip bën lojë spektakolare, është kënaqësi ta shohësh. Shumica e pëlqejnë Barçën për futbollin fantastik që e shfaq dhe për tipin e lojtarëve që ka", deklaroi Zola, i cili e konsideroi Pep Guardiolën si njërin prej trajnerëve më të mirë në botë.