E Diel, 1 Nëntor 2026

Super Bowl, rekord shikuesish në internet

Uebfaqja e televizionit NBC ka bërë të ditur se finalja e Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan, Super Bowl ndërmjet Giants e Patriots, e transmetuar edhe në internet, ka qenë finalja më e shikuar online e të gjitha kohëve.

NBC nfton se finalen në internet e kanë ndjekur 2,1 milionë spektatorë, për atë që është bërë finalja sportive më e shikuar online e të gjitha kohëve. Në televizor, Super Bowl ka pasur numër solid të telespektatorëve, por jo të thyhet ndonjë rekord.

Kanë qenë 111,3 milionë shikues amërikanë përpara televizorit, që e kanë shikuar ndeshjen e cila përfundoi 21-17 për Eli Manning me shokë, duke ua mundësuar Patriots që ta rrëmbejnë titullin e katërt në ligën NFL.

Siç dihet tashmë, Super Bowli është evenimenti më i ndjekur nga amerikanët. Por, edicioni numër 46, i cili doli në skenë të dielën e kaluar në Indianapolis, do të mbahet në mend përgjithmonë për numrin e shikuesve në internet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›