E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libra për Luginën

Dhjetë botues shqiptarë kanë dhuruar mbi 500 ekzemplarë librash të ndryshëm për shqiptaret e Luginës se Preshevës.

Ky gjest simbolik, i cili sipas shoqatës së botuesve shqiptarë është hapi i parë i nisjes së bashkëpunimi, përmes një marrëveshjeje serioze, me të gjitha viset shqipfolëse, u përshëndet edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Në prani të botuesve, ministri Haxhinasto nënvizoi se, urat e komunikimit mes shqiptareve edhe nisen pikërisht nëpërmjet librit.

Ndryshe, ndër botimet që iu dhuruan nxënësve të Luginës së Preshevës kryesisht janë tekste shkollore, por edhe tituj të rilindësve shqiptarë, vepra të shkrimtarëve më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, si dhe vepra të përkthyera të rëndësishme botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›