E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça gëzohet për Villën

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova pati më shumë se një arsye për të qenë i kënaqur me fitoren 3-1 ndaj Alavesit pas së cilës siguroi kualifikimin tutje në Copa del Rey.

Sulmuesi David Villa realizoi dy gola duke treguar se është në rrugë të mirë për të shfaqur formën e tij të mëparshme me gjigantin katalan. “Ai duket çdo ditë e më mirë”, deklaroi Vilanova gjatë një konference për shtyp.

Villa mungoi për pjesën më të gjatë të sezonit të kaluar pas lëndimit të rëndë që pësoi në Kampionatin botëror të klubeve por tani është rikuperuar dhe ka filluar të shërbejë gola për Barcelonën, lidere në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›