Barca i afrohet gjysmëfinales

Barcelona ka dalë fituese e përballjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Shakhtar Donetskin me rezultat 5-1.
Blaugranët arritën shumë shpejtë deri të goli i avantazhit, kur Andres Iniesta e mposhti portierin Pyatov (2’).
Mesfushori spanjoll ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të vendasve, pasi pasoi te Daniel Alves, i cili arriti të përvidhet brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit mysafir dhe të dyfishojë rezultatin (34’).
Me një krosim nga këndi, Xavi gjeti mbrojtësin Gerard Pique, i cili ngriti epërsinë në 3-0.
Yaroslav Rakytskyy ishte lojtari që festoi në Camp Nou pasi shënoi një gol (59’) për mysafirët, por festa e tij u ndërpre menjëherë nga Seydou Keita që shfrytëzoi pasimin e Leo Messit, për të shënuar golin e katërt të vendasve (60’).
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Xavi Hernandez (86’) për ta shokuar skuadrën mysafire.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet vetëm 90 minuta larg gjysmëfinales.