Futboll per femra Merkel pret me padurim kampionatin
Kur kanë mbetur edhe 82 ditë nga fillimi i kampionatit botëror për femra që do të zhvillohet në Gjermani në fund të muajit qershor, kancelajra e Gjermanisë, Angela Merkel, ishte në Berlin ku konfirmoi se po numëron me padurim ditët, derisa të fillojë kjo veprimtari.
“Po flisja me trajneren Silvia Neid dhe ajo u përpoq të ruante qetësinë, por unë jam i sigurtë se të gjithë do të jemi entuziastë për të fillojë kampionati i gjashtë botëror për femra në Berlin,” – deklaroi Merkel. Derisa të nisë veprimtaria, tifozët do të kenë mundësinë të informohen për historinë e futbollit të femrave në Gjermani. Zyra e kancelarisë ka hapur një ekspozitë ku tregohen fotografi, fanella, autografe dhe trofe të fituara nga Gjermania.
Sipas Merkelit Italia dhe Norvegjia do të jenë rivalët për t’u mundur. Gjermania ishte në Korenë e Veriut ku luajti një miqësore me skuadrën e vendit aziatik. “Po pres me padurim fillimin. Le të themi se nuk jam e vetmja. Ka shumë interes për këtë veprimtari,” – tha Merkel, e njohur botëroisht si një fanse e futbollit.