E Shtunë, 31 Tetor 2026

United fiton në Stamford Bridge

Manchester United ka arritur fitore minimale prej 1-0 kundër Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy rivalët e Kampionatit anglez u ndeshen në Stamford Bridge për të zhvilluar një pjesë të parë mjaft dinamike, me disa raste shënimi, por gjatë të cilës u realizua vetëm një gol.

Një pasim të saktë të Carrick e shfrytëzoi Ryan Giggs, i cili me mjeshtëri gjeti Wayne Rooneyn, ndërsa sulmuesi anglez e përmbylli në mënyrën më të mirë këtë aksion duke shënuar golin e avantazhit për Djajtë e Kuq (24’).

Edhe pjesa e dytë u përshkua me mjaft dinamizëm nga të dyja skuadrat, Chelsea ishte në kërkim të golit të barazimit, kurse United dëshironte ta rrisë edhe më shumë epërsinë.

Me afrimin e fundit të takimit, Blutë shtuan presionin drejt portës së Van der Sar, mirëpo e kishin të vështirë që ta mposhtnin portierin holandez.

Ky rezultat shkon në favor të Manchester United që ndeshjen e kthimin e zhvillon para tifozëve të vet në Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›