Pesë konkurrentë për titull

Arsene Wenger beson se pesë ekipe janë në garë për titull, në atë që menaxheri i Arsenalit, e përshkruan si sezoni më i barabartë ndonjëherë në Premierligë.
Strategu francez beson se standardi i përgjithshëm i elitës së futbollit anglez është rritur këtë sezon dhe se Manchester City dhe Tottenham janë në mesin e konkurrentëve për titull.
“Të gjitha ekipet që kanë mbi 36 pikë mund të shpresojnë”, tha Wenger, për Manchester Cityn dhe Tottenhamin, të cilat i bashkohen Chelseas, Manchester Unitedit dhe Arsenalit, në garë për titull në Premierligë.
“Ka pasur ngritje të përgjithshme në shkallën e ekipeve. Ka ekipe që luftojnë për titull dhe Ligën e Kampionëve dhe ekipe të tjera që luajnë për të shtupuar statusin e tyre në Premierligë. Zakonisht janë gjashtë ose shtatë ekipe, që nuk i takojnë asnjërës prej këtyre garave. Por këtë sezon nuk ka qenë ashtu, ka jetë në çdo ndeshje”, përfundoi ai.