E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca kërkon Bale

Barcelona është e gatshme të testojë rezistencën e Tottenhamit duke bërë ofertë për anësorin Gareth Bale.

Daily Mail shkruan se gjiganti spanjoll ka dërguar vëzhguesin kryesor Albert Valentine për të vëzhguar uellsianin në fitoren 3-1 të Tottenhamit ndaj Fulhamit gjatë të dielës.

Dhe mediat spanjolle tani bëjnë të ditur se Pep Guardiola është duke menduar të bëjë ofertë për anësorin.

Bale është i lidhur me klubin nga White Hart Lane deri në vitin 2015 pasi nënshkroi kontratën e re në mars. Por klubi londinez mund të joshet nga ndonjë ofertë e majme, ndërsa në transferim mund të ndikojë edhe dëshira e lojtarit për të qenë në një ekip më konkurrues në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›