E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta mposht Skenderbeun

Teuta ka arritur ti marre tre pike shume te rendesishme Skenderbeut ne fushen e saj duke e mundur me rezultatin 2-0.

Ka qene nje ndeshje e tensionuar dhe e ashper sidomos nga skuadra korcare e cila ne takimet e fundit ka treguar me shume tensionin dhe presionin qe i eshte ushtruar.

Goli i Cotes ne mbyllje te pjeses se pare ka sjelle avantazhin per Teuten por trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca ka humbur toruan duke protestuar ashper per faull gje qe ka detyruar gjyqtarin Jemini ta nxjerre me kartonin e kuq e ta largoje per ne tribune.

Ne pjesen e dyte Berkic shenon golin e barazimit por per gjyqtarin anesor Doda ka qene pozicion jashte loje edhe pse nga pamjet duket shume i dyshimte vendimi.

Pikerisht ky episod ka sjelle nje tjeter moment tensioni edhe me te ashper nga lojtaret e Skenderbeut te cilet kane ofenduar anesorin dhe Bici e ka goditur me koke duke dale edhe ai me kartonin e kuq.

Me 10 lojtare ne fushen e lojes e tejet te acaruar lojtaret e Skenderbeut nuk arrijne te krijojne e te kercenojne porten e Teutes.

Ne minuten e 77 mbeten edhe me 9 lojtare pasi Jolic per nje nderhyrje te ashper merr kartonin e dyte te verdhe.

Ne mbyllje te takimit Teuta dyfishon kete here e ndihmuar nga mbrojtesi korcar Lako i cili shenon nje autogol.

Kjo humbje ngjit Teuten ne vendin e gjashte nderkohe qe Skenderbeu rrezikon te humbase edhe vendin e dyte ne rast fitoreje te Dinamos me Besen diten e marte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›