Barca me tiki taka e trulloj Malagan

Barcelona pati mbrëmë edhe një paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me Malagën. Fitorja 3 me 1 si mysafir e Barcelonës u përcjell nga një spektakël i vërtetë të cilën Barcelona viteve të fundit e bën më së miri.
Shikuesit nuk do të pendoheshin për ta parë këtë ndeshje edhe po të paguanin shumë para pasi që futbolli i bukur mahniste edhe shikuesit në televizion.
Një driblëm fantastik i Sergio Busquets, një paraqitje e papërshkrueshme e Iniestës dhe Tiki-Taka e Barcelonës përcjellën pjesën më të madhe të kësaj ndeshje.
Madje edhe tifozët e Malagës kishin ngritur një flamur në mbështetje të Lionel Messit.