Wenger: Arsenali i turpshëm!!

Arsene Wenger ka shpërthyer pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester Cityt. Trajneri francez ka kritikuar lojtarët e tij pas kësaj ndeshje.
"Është frustruese për të parë reagimin e tyre në fushë. Ata ishin të turpshëm për shumë gjëra. Ne as 10 minuta nuk arritëm të diktojmë lojën duke u ndëshkuar që në start. Nëse nuk luajmë me vetëbesim ne mund të humbasim shumëçka ne ndeshjet e radhës që janë vendimtare për ne. Ishim të mirë në disa faza të pjesës së dytë, përndryshe reagimi i lojtarëve ka qenë i turpshëm" deklaroi i frustruar Wenger./Indeksonline/