+18.. Kush ta ndalë Barcelonën?

Barcelonën nuk arrinë ta ndalë as Malaga. Skuadra e Tito Vilanovës ka fituar përballjen si mysafir me Malagën me rezultat 1 me 3.
Lionel Messi shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 27 të ndeshjes. Një pasim maestral i Messit solli golin e dytë në ndeshje të cilin e konkretizoj Fabregas.
Pikërisht Messi ishte ai që edhe në golin e tretë asistoj për Alcantarën i cili realizoj golin e tretë pak minuta pas inkuadrimit në fushë.
Buonanote realizoj golin e nderit për Malagën në minutën e 89 të ndeshjes nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj fitoreje Barcelona ka plot 11 pikë më shumë se Athletico Madrid që është në vendin e dytë dhe 18 pikë më shumë se Real Madridi që është në vendin e tretë./Indeksonline/