Milani barazim pa gola, mbetet në pozitën 7

Milani nuk ka arritur të kalojë Romën në pozitën e gjashtë duke arritur një barazim pa gola në udhëtim te Sampdoria.
Skuadra e Allegrit pati një paraqitje solide në udhëtim te skuadra që i shkaktoj humbjen e parë në fillim të kampionatit.
Për Milanin ishte e mirëpritur një fitore e mundshme por që skuadra e Dellio Rosit është në formë të mirë, pasi e mposhti edhe Juventusin në javën e kaluar.
Milani ka 31 pikë në pozitën e shtatë një më pak se Roma që është në vendin e gjashtë./Indeksonline/