E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca ne hall shume talente po lindin

Ndaj Rubin Kazanit Guardiola hodhi pese lojtare te rinj ne fushe. Kriza financiare Barca mendon te menjanoje Unicefin

Ky i tanishmi eshte nje moment i arte per Barcelonen. Skuadra e Guardioles te marten me fitoren qe mori ndaj Rubin Kazanit takim i vlefshem per Ligen e Kampioneve ku katalanasit hodhen ne fushe pese lojtare te rinj koleksionoi fitoren e tete radhazi. Nje tjeter numer i frikshem i Barces eshte edhe ai i golave te realizuar ne pese takimet e fundit. Ekipi nga Katalonja ka realizuar plot 21 gola dhe nuk ka pesuar asnje. Keshtu duket se peseshja qe i dha Realit te Madridit ka lene shenje te thelle ne boten e futbollit.

Sponsor i vertete

Perkrah sukseseve qe ka korrur ne fushe skuadra e Barces nuk ka mundur qe te perserise vetveten edhe ne sektorin ekonomik. Skuadra blaugrana ka humbur per shkak te keqmenaxhimit te skuadres nga ana e ish-presidentit Laporta ka abuzuar me buxhetin e klubit per udhetime personale etj. si dhe ne merkaton e gabuar qe ka bere mjafton te kujtojme operacionin Cigrinsiki dhe ate Ibrahimovic ku respektivisht kane humbur brenda nje viti plot 36 milione euro Cigrinski dy vite me pare kaloi tek Barca per 25 milione euro dhe sivjet u rikthye ne Kiev per 15 nderkohe qe per Ibren skuadra spanjolle i dha Interit 50 milione euro dhe Etone nderkohe qe tek Milani e shiten sivjet per 24 milione euro. Keshtu dje sportivja katalane Sport ne faqen e pare beri publik lajmin se Barca po kerkon nje sponsor qe ta vere ne fanelle. Kesisoj ekipi nga Katalonja qe vetem tri vite me pare ka thyer tabune e sponsoreve ne fanelle asnjehere me pare skishte vendosur sponsor mban tashme Unicef eshte ne kerkim te nje sponsori te vertete. Themi keshtu pasi skuadra spanjolle edhe pse vendos marken Unicef nuk merr asgje asnje cent madje i jep ketij enti plot 2 milione euro ne vit. Gjithsesi shoqeria katalane nuk mendon te heqe kete marke nga bluza por vetem ta zhvendose ate ne nje vend paksa me periferik tek menget. Ndersa per sa u perket vendeve ne shpatull gjoks dhe pantallona mendohet se do te afrohen sponsore te tjere qe minimumi mund te derdhin ne kasat e Barces minimumi rreth 20 milione euro. Vete Barca vlereson se hapesira ne fanelle shkon rreth 25 milione euro nderkohe qe hapesirat ne pantallona mund te variojne nga 6-12 milione euro. Keshtu duke pare situaten ekonomike te veshtire klubi katalanas mendon seriozisht qe te vere sponsore ne fanelle dhe pantallona. Keshtu ky ekip me sa duket po ndjek shembullin e Atletikos se Bilbaos. Edhe klubi bask deri pak vite me pare nuk kishte vene asnje marke ne fanelle por kriza financiare i detyroi drejtuesit qe te prishin traditen.

Brezi i fenomeneve

Ne pritje te reagimeve dhe opinioneve per sa i perket sponsorit skuadra e Barces pas fitores qe mori ndaj Rubin Kazanit po u gezohet elozheve qe po merr nga shtypi iberik. Skuadra e Pep Guardioles ne asnje prej tri takimeve te para qe kishte pasur me formacionin nga Kazani nuk ia kishte dale te triumfonte nderkohe qe te marten ia doli edhe pse ne skuader kishte vete dy lojtare titullare dhe plot pese lojtare te rinj. Mbrojtesi Fontas 21 vjec dhe sulmuesi Viktor Vaskuez 23 ishin autoret e golave per vendasit. Nderkohe qe perpos tyre nje loje te perkryer zhvilloi edhe Tiago Alkantara 19 i lindur ne Bari i biri i ish-futbollistit te Leces Mazinjo. Nderkohe qe ne regji lojen e drejtoi me se miri Bartra 19. Pervec tyre me i miri ne fushe nga te tijte ishte Xhonatan dos Santos 20.

Triumfi i Masias

Te gjithe ata djem qe permendem pak me lart jane pjese e Barces B skuader kjo qe po i habit te gjithe. Nen drejtimin e Luis Enrikes Barca B ne Ligen e Dyte Spanjolle Liga Adelante eshte e katerta. Per sa u perket lojtareve qe po cudisin te tere duket se ka ardhur momenti i shumepritur. Ne janar 19 prej tyre do te kalojne tek skuadra e pare qe vetem ne teori ka mangesi. Paraqitja e pese elementeve ndaj Rubin Kazanit vjen menjehere pasi u shpallen edhe tre kandidatet qe do te fitojne Topin e Arte 2010. Behet fjale per Iniesten Ksavin dhe Mesin qe te tre lojtare qe kane dale nga fabrika blaugrana Masia rezidence qe ndodhet prane Camp Nou. Masia eshte nje fabrike talentesh qe nuk mbyllet asnjehere. Dhe tani qe eshte ne veshtiresi financiare duhet ndihmuar ekonomikisht duke bere pis fanellen e ekipit te pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›