E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripleta e turpit pas Militos dhe Shnajderit deshton edhe Murinjo

Trajneri i vitit me shume mundesi do te shpallet komisari teknik i Spanjes Del Boske

Triumfi i trefishte i Interit nuk i ka sherbyer per asgje arkitektit dhe lojtareve te ketij ekipi. Edhe pse triumfuan ne Ligen e Kampioneve Serine A dhe ne Kupen e Italise pjesetaret e ketij ekipi kete vit duket se nuk do te marrin asnje cmim personal. Keshtu i pari qe u perjashtua nga 23-shja e me te mireve ishte Diego Miliro. Princi edhe pse realizoi golat decizive ne finalet qe zhvilloi Interi u injorua totalisht nga FIFA dhe France Football. Me pas radhen e pati Uesli Shnajder. Truri i zikalterve u la menjane nga treshja magjike e Barces Iniesta Ksavi dhe Mesi edhe pse keta te fundit nuk bene asgje nje vit me pare. Nderkohe qe i fundit ne listen e te munguarve te medhenj ishte edhe arkitekti i suksesit te Interit Hoze Murinjo. Speciali pak kohe me pare e kishte thene Nese nuk fitoj edhe kete vit... Me keto fjale orakulli nga Setubali tregoi qarte se ai dhe te tijte meritonin dicka me shume por pas dites se djeshme u duk qarte se FIFA dhe France Football kompletuan ate cka do te mbahet mend si tripleta e trupit. Organizmi me i larte futbollistik dhe gazeta franceze treguan se para boterorit asgje nuk u ben pershtypje keshtu qe lojtareve dhe trajnerit te ekipit qe fitoi sivjet gjithcka nuk u shkon asnje cmim personal.

Trajneri me i mire

Trajneri portugez i Interit ka perfunduar pas Visente del Boskes ne garen per cmimin e trajnerit me te mire per vitin 2010. Pas Iniestes qe i paraprin katalanasve te tjere Ksavi dhe Mesi Topi i Arte per trajnere per vitin 2010 do te shkoje per Visente del Bosken kampion bote me Spanjen ne Afriken e Jugut. Ish-tekniku i Realit parakalon Hoze Murinjon per te cilin me sa duket nuk mjaftojne tre titujt e fituar me Interin ne sezonin e kaluar.

Pakenaqesi

Ish-tekniku portugez i Interit nuk mbeti i kenaqur nga mosperfshirja e Shnajderit mes tre finalisteve per cmimin e Topit te Arte per futbolliste. Sipas te perditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport Murinjo e cilesoi vendimin e FIFA-s mosperfillje te sukseseve te klubit dhe paraqitjeve te holandezit vendimtar si pak te tjere vitin e shkuar.

Interin ne Abu Dabi e pret Kapelo

Skuadra e Interit numeron tashme me gishtat e nje dore ditet kur do te nise aventuren ne Abu Dabi. Drejt Lindjes se Mesme ku ekipi i Benitezit do te luaje per Kupen e Botes per Klube do te niset pikerisht neser. Ne prag te kesaj sfide te re presidenti i Interit Masimo Morati ka shkuar ne qendren stervitore te ekipit per te pershendetur te tijte. Ne Pinetina qendra stervitore e Interit presidenti zikalter takoi te gjithe futbollistet dhe me pas nuk la asnje koment. Ndryshe beri administratori i Deleguar i ekipit Paolilo. Ky i fundit tregoi qarte se ne Abu Dabi Interi luan nje pjese te mire te sezonit. Me pas Paolilo thumboi edhe Murinjon. Nuk ka rendesi se ne cvend perfunduam grupin. Edhe vjet u perballem qe ne fillim me ekipet me te forta prandaj them se nuk ka shume rendesi. Reali i Murinjos Me mire. Mendoj se po te na bjere shporti me Realin e Murinjos atehere fitorja jone do te na shijoje edhe me shume. Nderkohe nje tjeter fakt qe lidhet me Kupen e Botes per Klube dhe Interin eshte edhe prania e Fabio Kapelos. Komisari teknik i Anglise qe kohe me pare ka programuar pjesemarrjen ne kete eveniment duket se do te qendroje si nje hije mbi koken e Benitezit. Don Fabio prej kohesh eshte cilesuar si pasardhesi i spanjollit ne pankinen zikalter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›