E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça nuk humb kur shënon Iniesta

Andres Iniesta ka shënuar 42 gola me ekipin e parë të Barcelonës. Shënimet e mesfushorit duket se i sjellin fat gjigantit katalan. Në asnjërën prej atyre dueleve, ekipi nuk ka pësuar humbje dhe ka bilanc prej 37 fitoreve dhe pesë barazimeve.

Golat e Andres Iniestas kanë vlerë ari. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për shënimin e tij kundër Chelseat në Stamford Bridge në edicionin 2008/09, që dërgoi skuadrën katalane në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori ka shënuar edhe shumë gola të tjerë, dhe në fakt, në asnjërën prej atyre 42 ndeshjeve ku ai ka realizuar, Barcelona nuk ka pësuar humbje. Bilanci i takimeve ku ka shënuar Iniesta është 37 fitore dhe pesë barazime.

Asnjë humbje e vetme. Goli i tij i parë me ekipin e parë erdhi në ndeshjen e kthimit në Copa del Rey 2003/04 kundër Levantes. Prej atëherë, çdo gol që ka shënuar pati vlerë të jashtëzakonshme.

Të martën e shkuar në Ligën e Kampionëve kundër Celticut, Iniesta shënoi për herë të parë këtë stinor në minutën e 44-të, pasi Samaras kishte kaluar në epërsi mysafirët. Barcelona përmbysi rezultatin dhe në fund fitoi 2-1 në Nou Camp.

9 gola, 9 fitore më 2010/11

Pra, një gol dhe një fitore këtë stinor. Por, në edicionin e kaluar 2010/11, Iniesta shënoi nëntë herë, tetë në ligë dhe një herë në Evropë dhe Barcelona doli fituese nga secila prej këtyre përballjeve. Njësoj ndodhi edhe në të gjitha stinoret e tjera 2003/04, 2004/05, 2005/06 dhe 2009/10.

Edhe kur Barcelona nuk ka fituar pas një goli të Iniestës, skuadra ka nxjerrë së paku një barazim. Dy prej golave të tij kundër Chelseat nxorën barazime të rëndësishme, më 2008/09 në Stamford Bridge dhe sezonin e kaluar në Nou Camp.

Rastet tjera ishin në sezonin 2006/07, kur Barcelona luajti në shtëpi kundër Valencias dhe dy të tjerat më 2007/08 në udhëtim te Olympique Lyon dhe Espanyol. Ai mund të mos jetë sulmues, por golat e Iniestës janë shumë të rëndësishëm në mënyrë që rezultatet të shkojnë në favor të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›