E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça nuk shkon në Ligue 1

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell i ka quajtur të “pabesueshme” deklaratat nga kryebashkiaku i qytetit që kishte thënë se gjiganti katalan mund të transferohet në Ligue 1 të Francës nëse Katalunia fiton pavarësimin nga Spanja.

“Kryebashkiaku nuk di asgjë rreth futbollit. Nuk kemi traditë, as rivalitet me futbollin francez. Për mua ajo që ka thënë ai është e pabesueshme”, deklaroi kreu i klubit nga Nou Camp për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

Partitë pro-separatiste katalane janë zotuar se do të fitojnë referendumin për ndarje nga Spanja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›