Reali pa zemër

Ai kritikoi klubin duke thënë në mënyrë ironike se "unë jam gjithmonë djali i keq" dhe sulmoi gjyqtarin për penalltinë e paakorduar dhe për një gol të mohuar. "Special One" është i drejtpërdrejtë në gjithçka. Portugezi nuk dëshiron asnjë arsyetim nga lojtarët për rrëshqitjen në këtë udhëtim të rëndësishëm.
"Kur fiton merita u takon të gjithëve, ndoshta disave më shumë se të tjerëve. Por, kur humbasim, është gjithnjë faji im. Po flasim për lojtarë profesionistë, të cilët duhet të gjejnë energji të reja kur janë të lodhur. Kur pashë 34-vjeçarin Stepanek që luante tri ndeshje në tri ditë në kupën Davis dhe luftoi deri në vdekje për vendin e tij, pyes veten se si është e mundur që lojtarë 23, 24 dhe 26-vjeçarë nuk mund të luajnë dy ndeshje të mërkurën dhe të shtunën? Në sport kur kërkon të arrish diçka luan me këmbë edhe me zemër", është shprehur Mourinho.