El Shaarawy përfitoi nga largimet

Stephan El Shaarawy ka pranuar se do ta kishte pasur të vështirë të zë vend në ekipin e Milanit këtë stinor nëse dyshja Zlatan Ibrahimoviç dhe Antonio Cassano do të kishin qëndruar në San Siro.
El Shaarawy ka shpërthyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke u bërë golashënuesi më i mirë në Serie A me 10 gola. Por, atij iu dha rasti vetëm pasi suedezi kaloi në PSG kurse Cassano iu bashkua rivalit të qytetit Inter.
“Më duhet të pranoj se më është dhënë rasti të luaj pas largimeve të Ibrës dhe Cassanos. Tani kam më tepër hapësirë kurse më parë ishte vështirë”, deklaroi ai për Sky.