Barça shfaqet e papërmbajtshme me Mesin
Kampionët në fuqi të Evropës i shpartalluan gjermanët me rezultatin e thellë 4-0, me dy gola të Super Lionel Mesit, një i Pedros dhe një i Kërkiçit. Futbollisti më i mirë i planetit merr gjithçka përsipër në minutën e 13-të duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.
Vetëm dhjetë minuta më vonë është sërish Mesi që nxjerr të lirë Turenë, që i vetëm përballë portierit Lehman fton Pedron të shënojë golin e dytë. Pjesa e parë, e dominuar totalisht nga vendasit, mbyllet me rezultatin 2-0.
Në minutën e 60-të Leo Mesin shpalos sërish potencialin e tij duke shënuar golin e tretë, pas një kombinimi perfekt Pedro-Dani Alvesh-Mesi. Në minutat në vazhdim Barcelona shpërdoroi edhe disa raste të tjera për të thelluar rezultatin, por golin e katërt do ta gjente i sapofuturi në lojë Bojan Kërkiç.
Me këtë rezultat Barcelona e drejtuar nga Pep Guardiola kalon për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku kundërshtarin do ta mësojë nesër nga shorti i lirë që do të hidhet në Nion të Zvicrës.