E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia: Parlamenti nuk trajton çështjet e drejtësisë

Lidhur me zgjedhjet e fundit, Westerberg theksoi se “Shqipëria realizoi zgjedhje shumë të mira, sikurse i vlerësuan edhe ndërkombëtarët”.

“Kur njihen rezultatet, Parlamenti fillon punën për të trajtuar çështjet e qytetarëve, dhe nuk i takon Parlamentit të trajtojë çështje që tashmë kanë marrë gjykimin nga drejtësia”, tha ai. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për politikën reformatore të Shqipërisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Biseda u fokusua kryesisht në plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka përmbushur. “Për të gjitha këto ne presim marrjen e vendimit nga BE për heqjen e vizave”, theksoi zonja Topalli.

Kryetarja e Kuvendit Topalli e vlerësoi këtë vizitë shumë pozitive dhe shprehu besimin dhe shpresën për mbështetjen e Suedisë si vend anëtar i rëndësishëm i BE në pritshmërinë e gjithë shqiptarëve për heqjen e vizave. Dy kolegët theksuan rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe vlerësuan se, ky shkëmbim vizitash i shërben bashkëpunimit aktiv dhe frymës së miqësisë midis dy parlamenteve dhe më gjerë. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira politike midis Suedisë dhe Shqipërisë, dy kryetarët e Parlamenteve shprehën vendosmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›