Barça do Handanoviç, Inter kërkon 30 mln euro
Barcelona hidhet në sulm për Samir Handanoviç, por pas përpjekjes së parë, nuk ka rezultuar duhma e "tymit të bardhë". Oferta e propozuar nga katalanasit, prej 23 milionë eurosh, është refuzuar nga Masimo Morati, i cili megjithatë, nuk i ka vulosur dyert e negociatave. 23 milionë janë të pakta për të, pasi për portierin slloven, Interi dëshiron 30 milionë. Blaugranët duken të vendosur të përfshijnë edhe ndonjë lojtar tjetër të tyrin në këtë negociatë.(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)