Bizhdili: U kam kërkuar arbitrave vetëm drejtësi
Ndonëse tabulatet telefonike të zbardhura nga Prokuroria e Tiranës e vënë me shpatulla për muri, presidenti i klubit të futbollit të Besës, Nexhat Bizhdili, pohon se nuk ka bërë asgjë të keqe, duke i quajtur këto telefonata krejt normale, ashtu siç bëjnë rëndom të gjithë aktorët e botës së futbollit në Shqipëri. "Nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe, edhe pse duket keq apo i japin kuptim tjetër mediat, thjesht u kam kërkuar drejtësi gjyqtarëve, në mënyrë që Besa mos të persekutohej, pasi dihet botërisht që federatën e kemi pasur kundër në misionin tonë. Këto gjëra kam thënë edhe në telefonatat që ka nxjerrë prokuroria", - ka reaguar dje Bizhdili, kur ka parë që e gjithë media sportive dhe jo vetëm ajo, është marrë me të.
REAGIMI
Në fakt, nuk është hera e parë që Bizhdili reagon, pasi çdo herë që ai është bërë objekt i mediave, sidomos muajt e fundit, ka folur dhe këtë ka bërë edhe dje, kur ka lexuar të gjitha zbardhjet telefonike. Edhe një herë tjetër numri një i klubit kavajas bën të ditur që edhe e gjitha kjo është inskenuar nga njerëz të posaçëm, që sipas tij, do të mësohen më vonë. "Janë biseda normale që unë kam bërë me aktorë të futbollit, nuk ka asnjë gjë aty, shiheni, aty i keni. Jam i pastër, e kam thënë dhe e them. Shoh që ka një inskenim, duke dashur të më dënojnë, por nuk kanë çfarë më bëjnë, sepse nuk kam bërë asnjë krim, asnjë gjë", - vijon Bizhdili fjalën e tij, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk ka frikë aspak nga një hetim i tillë dhe beson në pafajësinë e vet, pavarësisht se çështja e tij është bërë shumë e madhe.
HETIMET
Por nëse Bizhdili vijon të deklarojë pafajësinë e tij, hetimet vijojnë për të, teksa shtetas të tjerë ndoshta do të vihen përballë drejtësisë, qofshin këta të huaj apo vendës. Prokuroria nuk i ka zbardhur ende të gjitha bisedat. Ajo që mbetet më mister, është emri i disa presidentëve të klubeve të ndryshme të futbollit të Superligës dhe jo vetëm. Por Bizhdili ka dhe një gjë tjetër për të shtuar: "Nuk e di se si prokuroria, hetuesia apo persona që merren me zbardhjen e kësaj çështjeje u japin informacione gazetave dhe medieve të ndryshme. Nëse është në një proces hetimor, të respektohen rregullat, nuk ka pse bëhet kështu. Prandaj vijoj t'i qëndroj asaj që këtu njerëzve të veçantë u intereson që kjo të bëhet sa më publike, ndoshta për të shmangur vëmendjen diku tjetër. Në Shqipëri kriminelë të ndryshëm lëvizin rrugëve dhe nuk merr masa kush për ta, ndërsa për mua çdo javë po flitet në mënyrë të vazhdueshme. Nuk e di kush fshihet prapa, por unë nuk kam frikë, jam i qetë. Ajo që më shqetëson më shumë është se familjarë mi, miq dhe të afërm janë shqetësuar dhe më marrin në telefon përditë, ndërsa unë për vete jam i qetë. E gjitha është një farsë dhe shumë shpejt do t'i dalë tymi kësaj".
EKIPI
Ndërkohë, presidenti Bizhdili po mendon për ekipin që do të përfaqësojë për sezonin e ardhshëm. Ai ka filluar kontaktet për të marrë lojtarët e duhur, trajnerin e duhur, në mënyrë që Besa të paraqitet dinjitoze, ashtu siç ai ka fituar edhe trofe disa sezone më parë. "Dalëngadalë do të ngremë ekipin e ri. Ndoshta dikush mund të ketë synime të tjera për ta rrëzuar Besën apo për të ma rrëmbyer atë, por ekipi do të jetë dinjitoz, shumë më i fortë se ç'ishte, në mënyrë që të konkurrojë ashtu siç i ka hije", - ka përfunduar presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)