E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokrri: Nuk bëjmë pazare me serbët

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, deklaroi se nuk ka pasur kontakt dhe se nuk bën pazar me Federatën e Futbollit të Serbisë (FSF). Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka vizituar të mërkurën Beogradin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e futbollit dhe qeverisë së këtij vendi që t'i lejohet Kosovës zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare. "S'kemi pasur kontakt me FSF-në, nuk bëjmë pazare. Ajo që na intereson është që FIFA të na pranojë si anëtare të barabartë. Më vjen keq që kjo nuk ndodh kur Kosovën e kanë njohur 100 shtete në botë", - tha Vokrri.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›