Edhe Parma në gjurmët e Hysajt
Parma është gjithmonë e më pranë mbrojtësit të kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Klubi i Serisë A kërkon të afrojë në merkato lojtarë të rinj dhe të perspektivës. Mediat italiane zbulojnë se këto ditë drejtuesit e Empolit janë kontaktuar nga homologët e tyre të Parmës, të cilët interesohen për kartonin e 20-vjeçarit shkodran. Parma është gati të fitojë betejën me Lacion, një tjetër skuadër e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të majtë të Empolit, që në fazën e "play-off"-it dështoi të ngjitej këtë sezon në Serinë A. Hysaj do të largohet në një klub elitar, ndaj edhe Empolit po i vijnë ofertat e para.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)