E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça kalon dhe Valencian, arrin në finalen e Kupës

TIRANE-Barcelona ka siguruar finalen e Kupës së Spanjës për të dytin vit radhazi, pasi mposhti 2-0 Valencian në gjysmëfinalen e kthimit të zhvilluar mbrëmë në “Kamp Nou”. Katalanasit duket se janë rikthyer në nivelet e mira, pasi kanë dominuar në këtë sfidë, megjithatë problemet që ka trajneri Guardiola me mungesat e shumta, kanë bërë të vetën. Loja e katalanasve nuk është më ajo brilantja e sezonit të shkuar, ndonëse përqidjet e kontrollit të topit mbeten thuajse në të njëjtat shifra. Çesk Fabregas ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 21-të, para se të humbiste edhe dy raste të mira për ta çuar takimin në 3-0. Dhjetë minuta para fundit, pasi Feguli kishte dalë me të kuqe, Ksavi dyfishoi shifrat, duke vulosur kualifikimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›