Faith: Një takim Thaçi-Tadiç do të ishte një hap i madh përpara
PRISHTINE-Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith, tha se përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur do të ndodhë deri në fund të vitit 2012 dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes së veriut të Kosovë do të mbetet në duart e mekanizmave të tjerë vendas e ndërkombëtarë.
Në një intervistë për shërbimin shqip dhe atë serb të Zërit të Amerikës, ai tha se do të ishte hap i madh nëse Prishtina dhe Beogradi zyrtar do të ndërmerrnin takime të drejtpërdrejta.
“Të fillojmë duke kërkuar nga të gjithë në këtë proces fleksibilitet maksimal. Nëse do të kishim kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit serb në veri, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara sepse në atë mënyrë, ne do të dëgjonim nga përfaqësuesit në veri se çfarë saktësisht duan ata. Nëse do të kishim kontakte të drejtpërdrejta, sy më sy, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit Boris Tadiç, do të ishte po ashtu një hap i madh përpara. Të gjithë po flasin për kushte rreth këtij takimi, por mbase në një të ardhme do të ketë një pajtim për takim pa kushte, siç ka ndodhur më parë në histori. Nuk jam pa shpresë. Në duhet të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë shumë për një rezultat më të mirë, por të gjithë pajtohen se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë aktualisht”.
Faith më tej theksoi se gjatë këtij viti duhet të miratohen një numër ligjesh që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare që janë me rëndësi për kishën ortodokse serbe. Ai tha se janë edhe disa ligje të tjera dhe zyra synon krijimin e një demokracie shumetnike në Kosovë ku të gjitha komunitetet kanë të drejta të barabarta për përdorimin e gjuhëve.
Ai tha se tani synohet përparimi në procesin e ripajtimit, duke adresuar të kaluarën dhe tërë procesin e përcaktimit të përgjegjësisë individuale për atë që ka ndodhur gjatë kohës së dhunës në vend të përgjegjësisë kolektive.
Zoti Faith tha se i takon qeverisë së Kosovës që t’u shtrijë dorën qytetarëve në veri në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke u nisur nga fakti se veriu do të mbetet pjesë e Kosovës. Ai tha se aktualisht janë në lojë disa procese, përfshirë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, plani katër pikësh i presidentit të Serbisë Boris Tadic etj. Por, tha ai, “ka një pajtim në shkallë të gjerë, se qeverisja lokale në veri do të jetë një nga elementet kryesore për zgjidhjen e ardhshme bashkë me arritjet tjera që do t’i ofrojnë komunitetit serb në veri garancitë për vazhdimin e mënyrës së tyre tradicionale të jetës dhe që do të mbrojnë trashëgiminë kulturore e fetare. Beogradi edhe Prishtina kanë dëshira të qarta që të përparojnë në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Është e qartë po ashtu se Bashkimi Evropian, tha ai, ka hartuar kërkesa që kanë të bëjnë me shkallën e bashkëpunimit rajonal përfshirë Beogradin dhe Prishtinën, që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë afatgjate në Kosovë dhe që përfundimisht nuk duhet të ketë konflikt të ngrirë në veri”.
“Veriu është natyrisht një çështje që është diskutuar në Vjenë nga Grupi Drejtues Ndërkombëtarë i cili mendon se mbikëqyrja e pavarësisë duhet të përmbyllet deri në fund të vitit dhe zgjidhja politike për veriun mund të gjendet nga mekanizmat tjerë, sikurse edhe nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë. Me fjalë të tjera Zyra Civile Ndërkombëtare nuk pritet të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare politike që do të kryhet nga të tjerët”.
Zoti Faith është i bindur se referendumi i paralajmëruar nga përfaqësuesit serbë në veri për javën e ardhshme ku qytetarët do të deklaroheshin nëse pranojnë apo jo institucionet e Prishtinës, nuk do të ketë ndonjë ndikim.
Faith beson ndërkaq në rifillimin e shpejtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë ngecur për shkak të mospajtimeve rreth pjesëmarrjes së Kosovës në forumet ndërkombëtare.
(d.b/BalkanWeb)