Greqi, marrëveshje për gjithçka, përveç uljes së pensioneve
ATHINE - Përfundoi pak pas mesnate, me një marrëveshje të cunguar, takimi maratonë i liderëve politikë me kryeministrin Lukas Papadhimos, takim që zgjati pothuajse 8 orë.
Gjatë këtij takimi, kryeministri dhe liderët politikë studiuan përmbajtjen e programit të ri ekonomik të propozuar nga Trojka, nga i cili varet mbështetja financiare e vendit në vitet e ardhshme.
Siç u bë e njohur pas takimit, pati marrëveshje të gjerë në të gjitha pikat e programit me përjashtim të kërkesës për ulje të pensioneve suplementare, cështje e cila kërkon diskutim të mëtejshëm.
Liderët politikë u mandatuan nga kryeministri për të negociuar me Trojkën, skenare alternative mbi pensionet suplementare.
Athina ka 15 ditë kohë për përcaktimin e masave që sigurojnë 300 000 milionë Euro, shumë e cila pritej të përftohej nga prerja e pensioneve suplementare.
Ndërkohë që është rënë dakort për pjesën tjetër të kursimeve, që do të sigurohet nga ulja e pagave minimale në masën 22%, nga ulja e pensioneve bazë në masën 15%, shkurtimi nga puna i 15 000 punonjësve të sektorit publik gjatë këtij viti, mbyllja dhe shkrirja e agjencive publike, shkurtimet e shpenzimeve të kostove në shëndetësi me 1,1 miliardë euro, 400 milionë euro reduktime në shpenzimet buxhetore, 400 milionë nga reduktimet në investimet publike, si dhe 120 milionë euro nga uljet në kompensimet.
Pas takimit të liderëve politikë, në zyrën e kryeministrit mbërritën sërish anëtarët e ekipit të Trojkës.
Negociatat përfunduan në mëngjes, kur ministri i Financave Venizelos u nis në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Eurogrup, sonte në mbrëmje në ora 19:00. Ai u shpreh se shkon në Bruksel “me shpresën se Eurogrup do të marrë një vendim pozitiv për Greqinë”.
Nga programi i ri i ndihmës për Greqinë, varet mbijetesa financiare e vendit dhe perspektiva e tij.