E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona – Fabregas, arrihet marrëveshja

Por akordi i arritur midis klubeve hyn në fuqi vitin e ardhshëm, Kështuqë Fabregas do të laujë edhe një vit tjetër në radhët e topçinjve të Londrës. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja sportive spanjolle Mundo Deportivo, si gjithmonë e mirinformuar rreth klubit të Barcelonës.

Sipas saj, Venger ka pranuar ofertën e Laportës për mesfushorin e talentuar spanjoll për vitin e ardhshëm, por në rast se Arsenali nuk kualifikohet këtë vit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (që duket e vështirë pas fitores 0-2 ndaj Sëlltikut ndeshjen e parë në Skoci), transferimi do të kryhet këtë vit.

Kostoja e transferimit, gjithmonë sipas gazetës katalanase, varion rreth 30-35 milionë euro.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›