E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolt kalon fazën e parë kualifikuese në 200 metra

Usain Bolt e rifillon aty ku e kishte lënë. Mëngjesin e sotëm, në turin e parë të 200 metrave, ai e dominoi totalisht garën në baterinë e vet, me kohën 20”70. Xhamajkani kalënë pas Rondel Sorrillo të Trinidad e Tobagos dhe kanadezin Sem Efah.

Në turnin e parë nuk ka marrë pjesë amerikani Tajson Gej, fituesi i medaljes së argjendtë dë dielën në garën e 100 metrave. Ashtu siç kishte bërë të ditur dje në mbrëmje, sprinteri amerikan hoqi dorë, për shkak të problemeve prej më se një muaji në ijë. Vendimi për të mos marrë pjesë në 200 metra lidhet edhe me garën e stafetës 4x100: “Nuk dua të rrezikoj për garën e stafetës – ka shpjeguar sprinteri -, dua të jap ndihmën time në këtë garë, prandaj, besoj se ky është vendimi më i drejtë.”

Përveç takson Gejit, kanë hequr dorë edhe dy protagonistët e tjerë të garës së 100 metrave, anglezi Duein Çembërs dhe antiliani Kurandi Martina.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›