E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpool s’është dorëzuar

Steven Gerrard zotohet se ekipi i tij, Liverpool, do të mundohet ta mund të dielën Chelsean, me çka do të thoshte një “dhuratë” për rivalin Manchester United, i cili do ta kishte titullin e kampionit në dorë.

Mesfushori anglez insiston se Liverpool nuk ka hequr ende dorë nga pozita e katërt, e cila mundëson ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Ne do t’i zhvillojmë edhe dy ndeshje dhe do të mundohemi ta marrim maksimumin e pikëve, për ta parë më pas nëse do të kemi mundësi të shkojmë në Ligën e Kampionëve. Nëse e marrim maksimumin e pikëve, kushedi. Ekipet përreth nesh mund të gabojnë. Por, ne e dimë se ndër ne është Everton, kështu që nuk dëshirojmë që në fund ata të jenë sipër nesh”, tha Gerrard për tabloidin britanik ‘The Sun’.

Fansat kryesorë të Liverpool, ‘Kop’ e dinë se një barazim eventual të dielën do t’ia mundësonte Manchester Unitedit (që luan me Sunderland) titullin e 19-të në Premierligë, një më shumë sesa vetë Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›