E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i Sarajevës në pikëpyetje

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton dhe dhe Komisioneri për zgjerimin Shtefan Fule I kanë bërë të qartë shefit të diplomacisë spanjolle Miguel Anhel Moratinos se nuk do marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që pritet të zhvillohet më 2 Qershor në Sarajevë, nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e të gjitha shteteve, e veçanërisht Serbisë dhe Kosovës.

Kështu shkruan sot e përditshmja serbe Dnevnik duke ju referuar burimeve zyrtare të Brukselit, pasi edhe komisioneri Fule refuzoi të firmos ftesat për këtë takim meqë nuk është e sigurt pjesëmarrja e të gjitha shteteve.

Komisioneri Fule kishte marr një leksion të hidhur nga Samiti i Bërdos afër Kranjit dhe tashmë është shumë më i kujdesshëm dhe para se ta konfirmoje praninë e tij në Sarajevë dëshiron të mos bëhet objekt i spekulimeve siç ndodhi me pjesëmarrjen e Presidentit të Këshillit Evropian, Herman van Rompy në Samitin e Sllovenisë, thekson burimi i kësaj gazete, i afërt me komisionerin çek.

Për këtë arsye edhe ftesat për Samitin e Sarajevës që do t’i dërgohen shteteve anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbajnë vetëm firmën e shefit të diplomacisë spanjolle Moratinos, shteti i të cilit kryeson me BE-në.
Në situatën e krijuar, organizatorët e këtij takimi kanë frikë se mbështetësit më të zëshëm të pavarësisë së Kosovës mund të inkurajojnë Prishtinën zyrtare për një qëndrim të palëkundur dhe të mos paraqitet në Sarajevë, që për pasojë nuk do të merrnin pjesë përfaqësues të rëndësishëm në konferencë.

Kështu shtetet më të rëndësishme anëtare të BE-së, të cilat dhe mbështesin pavarësinë e Kosovës, mund të dërgojnë zyrtarë të nivelit të ulët dhe jo ministrat e Punëve ët Jashtme, që për dallim nga Samiti i Zagrebit ku morën pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, Samiti i Sarajevës mund të konsiderohet si dështim.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›