Protestat, debat në Studio e hapur. Gjinushi: Në shesh deri në largimin e qeverisë
Debatet e forta shoqeruan gjate gjithe kohes emisionin “Studio e hapur” ne Alsat ku u diskutua per protesten e opozites me 30 prill. Per Skender Gjinushin protesta e opozites do te jete pambarim deri ne largimin e qeverise, nderkohe qe perfaqesues te maxhorances thane se nuk do te tolerohen shkelesit e ligjit.
“Protestë në rritje do të thotë se dicka nuk shkon mirë në qeverisjen e vendit” tha deputeti socialist Arben Malaj.
”30 prilli është pa mbarim. Madje në 1 Maj këta kanë lënë edhe festë meqë bie qeveria” tha kreu i PSD, Gjinushi.
”Nuk bie qeveria se ka një protestë. Qeveria bie kur nuk ka numrat, kur nuk ka aftësinë për të qeverisur. Në qoftëse data 30 përcaktohet nga vetë opozita dhe nga organizatorët e protestës si një protestë që do të çojë detyrimisht në rrëzim kjo do të thotë një rrëzim të dhunshëm” tha deputeti demokrat Fatbardh Kadilli.
”Cilido që do tentojë të ngrejë dorë karshi institucioneve të shtetit të jeni të bindur që duart e tij do priten nga darët e ligjit” tha deputeti demokrat Florion Mima.
Edhe “Studio e hapur” ka qene nje pasqyrim i situates politikes ne vend, pasi tonet e larta nuk munguan deri ne fund te emisionit.
Taulanta Boja