Barcelona 100% e suksesshme

Titulli i La Ligas për Barcelonën në këtë edicion është madhështuar edhe me rekordin e 100 pikëve në kampionat. Skuadra e Tito Vilanovës e ka bërë këtë gjë pas fitores me Malagën me rezultat 4 me 1.
Barca arriti që të arrijë një fitore të lehtë duke hekur dilemën e fituesit në 16 minutat e parë të ndeshjes. Brenda kësaj kohe Barca arriti të shënoj tre herë.
Villa, Fabregas dhe Montoya realizuan 3 gola të bukur në këtë periudhë. Iniesta në minutën e 52 të ndeshjes realizoj një gol edhe më të bukur për 4 me 0. Golin e nderit për Malagën e realizoj Morales në minutën e 57 të ndeshjes.
Me këtë fitore Barcelona ka 100 pikë në tabelë si lider i La Ligës ndërsa Tito Vilanova dhe skuadra e tij kanë prekur historinë e Barcelonës dhe futbollit spanjoll./Indeksonline/