E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni i Shaqirit, më i miri ndonjëherë

Bayern Munchen e ka fituar tripletën këtë edicion duke kompletuar sezonin më të mirë në histori të skuadrës. Skuadra bavareze e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë duke e mposhtur në finale Shtutgartin me rezultat 3 me 2.

Bavarezët ishin në epërsi 3 me 0 kur brenda 60 minutash realizuan 3 herë. Muller nga penalltia në minutën e 37 realizoj për 1 me 0, ndërsa Gomez në minutat 48 dhe 61 e shtoj avantazhin në 3 me 0. Por Shtugart nuk u dorëzua duke realizuar në minutat 70 dhe 80 për 3 me 2 me 2 golat e shënuar nga Harnik.

Megjithatë bavarezët arritën të mbajnë epërsinë duke fituar kupën e tretë në këtë edicion pas triumfit në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin që shkeli historinë e Bayernit, legjendarin Juup Heynckes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›