Higuain: Lamtumirë Real

Gonzalo Higuain e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Real Madridin. Sulmuesi argjentinas e ka konfirmuar largimin e tij Reali pas ndeshjes me Osasunën. Madje në këtë sfidë Higuain ishte njëri nga katër golashënuesit për Realin.
"Kjo ishte ndeshja ime e fundit si lojtar i Realit. Unë i kam treguar skuadrës, shokëve të mijë familjes dhe të gjithëve se do të largohem. Kam kaluar 7 vitë fantastike por që tani është momenti të largohem. Vitin e kaluar skuadra nuk më lejoj të largohem, ndërsa tani vendimi është i prerë. Unë e di se ku jam duke shkuar, gjë e cila do të mirret vesh shpejt. Unë i dëshiroj skuadrës suksese në vitet e ardhshme" deklaroj Higuain./Indeksonline/