E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë lamtumirash, radha e Abidal

Eric Abidal e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit te Barcelona. Mbrojtësi fantastik francez është futur në lojë në minutën e 76 të ndeshjes me Malagën duke i marrë duartrokitjet e fundit në "Camp Nou" si lojtar i Barcelonës.

Abidal i'u drejtua zotit me lutjet e tij para se të futej në fushë në vend të Piques duke u duartrokitur vazhdimisht nga publiku katalonas.

Abidal ditë më parë konfirmoj largimin nga Barcelona, vendim i cili nuk ishte i prirë nga dëshira e tij por nga vendimi i vetë skuadrës për ta larguar atë.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›