Barcelona: Do sakrifikojmë për Tiago Silvën
Klubi i Barcelonës ka konfirmuar se janë duke punuar intensivisht për të afruar Tiago Silvën, ndërkohë që deklaron se i kanë paratë e mjaftueshme. “Barcelona është e interesuar për Tiago Silvën, i cili është një mbrojtës i shkëlqyer.
Sigurisht që PSG-ja nuk ka ndërmend të lërë kollaj një futbollistë të tillë, por ne po punojmë intensivisht për të arritur një marrëveshje. Jemi optimistë se do ketë një fund pozitiv për të dyja palët”, – tha Freiksa, zëdhënëesi i Barcelonës. I pyetur për vlerën e lartë të kartonit, ai shtoi: “Klubi i ka paratë e mjaftueshme, ndaj ne mendojmë se do sjellim brazilianin këtë verë”. Nga ana tjetër, menaxheri i lojtarit ka deklaruar se ende nuk është bërë një ofertë zyrtare.
(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)